5 tetor 2013 – Mbretëresha e muzikës pop Madonna ka rrëfyer për herë te parë për numrin e ri të revistës "Harper’s Bazaar", se në moshën 19 vjeçare ajo është përdhunuar nga një i panjohur.
"Sapo kisha ardhur në New York në kërkim të famës, por gjërat nuk ishin të thjeshta për mua. Në moshën 19 vjeçare jam kërcënuar me thikë dhe më pas më kanë përdhunuar,"- ështe shprehur këngëtarja.
Gjithashtu Madonna ka vijuar intervistën e saj duke kujtuar çaste të tjera të vështira në jetën e saj, madje edhe kur tashmë kishte fituar famën e dëshiruar.
"Në qoftë se nuk je i gatshëm të luftosh për atë që beson, atëherë mos nis të luftosh" – ka vijuar Madonna.
Sipas këngëtares kjo ishte një nga gjërat me të rëndësishme që kishte mësuar në jetë.





