PAKISTAN, 4 tetor 2013 – Një nënë e re e dy fëmijëve është vrarë pasi zotëronte një celular.
Arifa Bibi u dënua me vdekje me gur nga një gjykatë në Pakistan dhe u ekzekutua në 11 korrik të këtij viti nga duart e familjes së saj.
Xhaxhai, kushërinj dhe pjesëtarë të tjerë të familjes së saj, e qëlluan me gur derisa ajo vdiq.
Gruaja u varros në një shkretëtirë larg fshatit të saj, ndërkohë që familja e saj nuk u lejua të merrte pjesë në varrim.
Vdekja me gur ka qënë një dënim i zakonshëm në vende si Pakistani për një kohë të gjatë dhe përdoret kundër femrave.
Që pas vrasjes së Arifa Bibi-t këtë verë, organizata për të drejtat e femrës ka nisur një fushatë për nxjerrë të jashtëligjshëm këtë lloj dënimi.
Përfaqësuesja e grupit Women Living Under Muslim Laws, Naureen Shameem, tha se vdekja me gur përdoret kundër femrave në veçanti si mënyrë për t'i kontrolluar ato.
Organizata i ka çuar një peticion SHBA-së për të nxjerrë të jashtëligjshëm vdekjen me gur.





