UELLS, 4 tetor 2013 – Një çift të martuarish nga Port Tablot në Uells, kanë vjedhur dhomën e një hoteli me 5 yje ku kaluan natën.  

Laura dhe Christopher Barnett vodhën çdo gjë në dhomë duke filluar nga peshqirët, çarçafët egjiptian, jastëqet etj. Ata kaluan edhe televizorin nga dritarja e dhomës dhe e futën në makinë bashkë me gjërat e tjera.

Por pasi vodhën çdo gjë të mundshme dhe shkuan të paguanin te recepsioni, Christopher nuk pranoi të paguante për kanalet me pagesë që kishte parë, duke thënë se dhoma nuk kishte televizor.

Pikërisht në këtë moment, punonjësit e hotelit zbuluan se dhoma ku çifti kishte kaluar natën, ishte pothuajse bosh. Ata menjëherë lajmëruan policinë, të cilët arrestuan çiftin.

Christopher Barnett u dënua me 16 javë burg ndërsa Laura Barnett u dënua me 1 vit punë për komunitetin dhe duhet të punojë për 80 orë pa pagesë. Çifti që kishte vetëm 6 muaj martuar, kishin shkuar në Morgans Hotel për të festuar ditëlindjen e Christopher-it.