ELBASAN, 4 tetor 2013-Një konflikt familjar ka degjeneruar në palgosje me thikë ndaj nënës nga djali i saj, 15-vjeçari D.K. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e drekës, në qytetin e Elbasanit, ku 15-vjeçari palgosi me thikë nënën e tij, duke i rrezikuar edhe jetën. Sipas burimeve të policisë, 15-vjeçari, Kumria ishte larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa fqinjët kanë transportuar të plagosurën, 40-vjeçaren, Vjollca Kumria, në spital në gjendje të rëndë. Sipas mjekëve të spitalit, plagët e marra në bark ishin të një shkalle të lartë, por fatmirësisht e plagosura është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Nëntori”, të Elbasanit, ku motivet e ngjarjes, ende nuk dihen , ndërkohë që policia vetëm pak kohë pas ngjarjes ka arritur të kapë 15-vjeçarin, Kumria.
Një tjetër plagosje ka ndodhur në fshatin Gjergjan në Elbasan. Agim Duri është arrestuar nga forcat e policisë, pasi ka goditur me mjete të forta të dashurën e tij me iniciale S.Q.E reja është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





