DURRES, 4 tetor 2013 – Në qytetin e Durrësit brenda 24 orësh shënohet plagosja e dytë e ndodhur në të njëjtën zonë.

 Dy të rinj 23 e 27 vjeç kanë mbetur të plagosur lehtë me thikë në lagjen numër 16 në afërsi të stadiumit në Durrës, pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11 paradite, ndërsa policia e Durrësit bëri me dije se sherri midis të rinjve ka ndodhur fillimisht brenda në një lokal, e më pas sherri është zhvendosur në kryqëzimin e stadiumit.

Sipas njoftimit të policisë 23-vjeçari me iniciale V.C., banues i lagjes 15 Spitallë është plagosur me thikë në krah. 

Të rinjtë janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore e më pas janë shoqëruar në polici për tu marrë dëshmitë e për tu zbardhur motive i plagosjes.

Policia bëri me dije se është identifikuar autori e po punohet për kapjen e tij, pasi ai është larguar menjëherë nga vendngjarja pas kryerjes së krimit.

/Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/