DURRËS, 3 tetor 2013 – Tetori është një nga muajt më të ngarkuar me Ditë Botërore / Ndërkombëtare nga data 1 deri më 31. Janë disa Ditë tejet “ekzotike”. Të premten e parë të tetorit është Dita Botërore e  Buzëqeshjes. Në Shqipëri 7 marsi është Dita e Mësuesit, por më 5 tetor është Dita Botërore e Mësuesve. “I çuditshëm” është 11 tetori me Ditën Ndërkombëtare të Vajzave të Vogla plus me Ditën Botërore të Vezës. Në Shqipëri është një film me titull “Shoqja nga fshati”, në botë më 15 tetor festohet Dita Ndërkombëtare e Grave nga Fshati. Dhe si për t’i vënë vulën, ka një përkim të jashtëzakonshëm: 16 tetori është Dita e Pronarit Bos / Administratorit / Brigadierit / Kryeministrit / Presidentit, kur dikur në Shqipëri bëheshin festime për ditëlindjen e diktatorit Enver Hoxha! Tetori ka dhe Ditë për ndërgjegjësimin e njerëzve për disa sëmundje etj. Ja kalendari.

1 tetor Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve (International Day of Older Persons) OKB

1 tetor Dita Ndërkombëtare e Muzikës (International Music Day) UNESCO

2 tetor Dita Ndërkombëtare e jo-dhunës (International Day of Non-Violence) OKB

2 tetor Dita Ndërkombëtare e Edukatorëve / Punonjësve Socialë (International Day of Social Educators)

4 tetor Dita Botërore e Mbrojtjes së Kafshëve (World Animal Day)

4 tetor (të premten e parë të tetorit) Dita Botërore e  Buzëqeshjes (World Smile Day)

5 tetor Dita Botërore e Mësuesve (World Teachers’ Day) UNESCO

7 tetor (të hënën të parë në tetor) Dita Botërore e Habitatit (World Habitat Day) OKB

7 tetor (të hënën e parë të tetorit) Dita Botërore e Arkitekturës (World Architecture Day)

9 tetor Dita Botërore e Postave (World Post Day) OKB        

10 tetor Dita Botërore e Shëndetit Mendor /Psikik (World Mental Health Day) OBSH

10 tetor (të enjten e dytë në tetor) Dita Botërore e Shikimit / Parandalimit të Verbërisë (World Sight Day) OBSH

11 tetor Dita Ndërkombëtare e Vajzave të Vogla (International Day of the Girl Child) OKB

11 tetor (të premten e dytë të tetorit) Dita Botërore e Vezës (World Egg Day)

13 tetor Dita Ndërkombëtare e Parandalimit të Katastrofave (International Day for Disaster Reduction) OKB

14 tetor Dita Botërore e Standardeve (World Standards Day)

15 tetor Dita Ndërkombëtare e Grave nga Fshati (International Day of Rural Women) OKB

15 tetor Dita Ndërkombëtare e Kallamit të Bardhë / Simbolit të Verbërisë / Pabarazisë Shoqërore (International White Cane Safety Day)

16 tetor Dita Botërore e Ushqimit (World Food Day) FAO

16 tetor Dita e Pronarit Bos / Administratorit / Brigadierit / Kryeministrit / Presidentit (Boss's Day)

17 tetor Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë (International Day for the Eradication of Poverty) OKB

17 tetor Dita Ndërkombëtare e Unioneve të Kredit (International Credit Union Day)

20 tetor Dita Botërore e Statistikës (World Statistics Day) OKB

20 tetor Dita Ndërkombëtare e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (International Day of Air Traffic Controllers).

20 tetor Dita Ndërkombëtare e Shefit të Kuzhinës / Kuzhinierit (International Chefs Day)

20 tetor Dita Botërore e Osteroporozës (World Osteoporosis Day)

24 tetor Dita e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (United Nations Day) OKB

22 tetor Dita Ndërkombëtare e Njerëzve që Flasin me Vështirësi (International Stuttering Awareness Day).

24 tetor Dita Botërore e Informacionit mbi Zhvillimin (World Development Information Day) OKB

24 tetor Dita Botërore Pa Letër (World Paper Free Day)

27 tetor Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale (World Day for Audiovisual Heritage) UNESCO   

28 tetor Dita Ndërkombëtare e Bibliotekave të Shkollave (International School Library Day) UNESCO.

28 tetor Dita Ndërkombëtare e Animacionit (International Animation Day)

29 tetor Dita Botërore Luftës Kundër Insultit / Atakut në Zemër (World Stroke Day)

31 tetor Dita Ndërkombëtare e Detit të Zi (International Black Sea Day)

31 tetor Dita Botërore e Kursimeve (World Savings Day)

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”