DURRËS, 3 tetor 2013 – Dhuna në familje merr përmasa të përbindshme, teksa një burrë që përdor dajakun mbi të shoqen, e çon të vrasë fëmijë në barkun e saj, duke e detyruar të abortojë. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit thotë se më 2 tetor 2013 forcat ligj-zbatuese filluan procedimin penal në mungesë për P. Gj., 40 vjeç, me banim në rrethina të qytetit të Shijakut. Bashkëshortja 36-vjeçare ka denoncuar para uniformave blu jo vetëm dhunën sistematike të të shoqit, por ajo çka është më dhimbshme, më 27 shtator 2013, e ka detyruar të kryejë abort pa vullnetin e saj në maternitetin e spitalit. Gjithashtu për 36-vjeçaren u plotësua edhe kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme nga burri i saj i shpallur në kërkim.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





