TIRANË, 3 tetor 2013 –Një fëmijë 7 vjeç shpëton mrekullisht pasi tentoi të drejtonte makinën e babait. Bëhet copë makina e të atit që përfundoi në lumin e Erzenit nga një lartësi e madhe. Ngjarja u shënua në Urën e Beshirit, pak kilometra larg Tiranës ku një fëmijë 7-vjeç po luante në automjetin tip ‘Golf’ të babait të tij që e kishte lënë hapur. Duke imituar shoferin në timonin e Golfit, makina ka rrëshkitur dhe ka rënë në një lartësi të konsiderueshme duke përfunduar në lumin Erzen. Por fëmija me shpejtësi ka dalë nga makina duke u hedhur në tokë, ndërsa automjeti pasi është rrokullisur në kodër ka përfunduar në lumë duke u shkërmoqur. 
 Në foto, në lartësi ndodhet ndërtesa e bardhë prej ku ka rrëshkitur makina në të cilën luante fëmija. 

 

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/uli-frenat-e-dores–golfi–bie-ne-humnere-shpeton-mrekullisht-femija–foto-151989.html