TIRANË,3 shtator 2013 – Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Toni Blair ndodhet në Tiranë. Ai mori pjesë në mbledhjen e qeverisë që kryeministri Rama thiri sot paradite dhe më pas në orën 10: 15 minuta zhvilluan konferencën e përbashkët shtypi.
RAMA: BLAIR NE SHERBIMIN TONE TERESISHT VULLNETAR
“Duke parë sot të ringjiste shkallët e kësaj godine nuk mund të mos ndihesha shumë krenar që nga liderishipi i tij jo vetëm që fituam diçka shumë të madhe falë mbështetjes së SHBA e Clinton krah për krah me Blair, por dhe Shqipëria ka fituar një mik të madh”, tha Rama i cili e mbylli fjalën duke thënë se shërbimi i Blair është tërësisht vullnetar.
“Kryeministri Blair është në shërbimin tonë personalisht dhe tërësisht vullnetarisht. Për këtë dua t’i shpreh mirënjohjen për atë që bëri dhe të nënvizoj se sa e vërtetë mbetet doktrina e kryeministrit Blair lidhur me domosdoshmërinë për të vepruar në mbështetje të çdo populli që nuk mund të clirohet dot i vetëm nga një diktaturë”, u shpreh kryeministri Rama.
BLAIR: KETU PER NJE SHQIPERI NDRYSHE, RAMA KA VIZION, SFIDE TI BEJE REALITET
Në fillim të fjalës së tij Blair kujtoi se kur kishte ardhur në rajon dhe në Shqipëri një dekadë më parë kishte mjaft konflikte sot ai tha se vjen në një rajon që ka perspektivë të ndryshme, një erë të re dhe një Shqipëri që ka hyrë në një rrugëtim ndryshimi.
“ Jam këtu sepse besoj në këtë vend tek ky popull dhe vizioni i progresit që është përcaktuar për të. Ideja e orientimit në BE është mjaft e rëndësishme. Është një perskeptivë mjaft e mirë. Është një mundësi shumë e mirë bashkëpunimi që do të krijoni me vendet e rajonit. Ajo që është e rëndësishme për një qeveri, sidomos në mandatin e saj të parë është që të realizojë ato gjëra që prekin gjërat e përditshme të njerezve n ëkëtë vend. Ajo që donim të bënim është të punojmë së bashku me Bankën Botërore të realizojmë projektin: Të kthejmë vizionin e objektivat në gjëra të prekshme. Sfidë e qeverisë është që gjërat të bëhen. Vizionet për infrastrukturën, energjinë nga vizioni të kthehen në objektiva.”- tha Blair.
http://www.shqiptarja.com/home/1/blairjam-k-tu-p-r-shqip-rin–ndrysheramakontributi-vullnetar-180290.html





