DURRËS, 2 tetor 2013 – Ka krutanë që mosmarrëveshjet duan t’i zgjidhin me eksploziv apo armë zjarri. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 1 tetor 2013, ora 21.00, u ndalua Sh. B, 20 vjeç, nga fshati Çudhi, Krujë. Dyshohet si autor i vendosjes së lëndës plasëse në një objekt njëkatësh, që shërbente si magazinë në pronësi të shtetasit L. B, 79 vjeç. Ka pasur vetëm dëme materiale. Po më 1 tetor 2013 ka bërë kallëzim në policinë e Fushë Krujës F. G., 53 vjeç, banues në komunën Thumanë Krujë, i cili shpjegon se ne orën 08 paradite, në murin e jashtëm të banesës së tij ka konstatuar dy dëmtime që mund të jenë kryer me armë zjarri, gjë që u konfirmua dhe nga organet e rendit. Po punohet për të identifikuar autorin dhe motivet e kësaj ngjarjeje.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





