TIRANË,2 tetor 2013-Largimi i deputetit Luan Duzha nga republikanet ka shtuar konfuzionin si tek Partia Republikane por dhe tek Lëvizja Socialiste për Integrim.
Kreu i PR, Fatmir Mediu theksoi se shqetësim real përbën fenomeni i blerjes së votës në parlament. Mediu tha se ai personalisht nuk ka dijeni që Duzha ka lënë strukturat e PR, por pohoi se deputeti e ka telefonin e fikur dhe se nuk ka mundur të kontaktojë me të.
“Zoti Duzha është zgjedhur deputet me votat e republikanëve dhe nën aleancën e demokratëve. Kemi pasur një marrëdhënie tepër korrekte dhe nuk kam dijeni për largimin e tij. Por duke kaluar në individin në fjalë, z Duzha duhet të jetë shqetësim sepse tentohet të manipulohet vota, kuvendi kthehet Pazar i gjësë së gjallë. Deputetet zgjidhen për një forcë politike, dhe duhet të ketë arsye të mjaftueshme për të ndryshuar, nuk është fenomeni i parë, shpresoj te jete i fundit, mendoj se është i qëllimshëm se ka procese që duan numër të cilësuar deputetësh. Këto janë investime që bëhen në dëm të jetës parlamentare, çështja e opozitës nuk është numrash, por qëndrimesh politike, ne jemi në të njëjtën linjë me opozitën”
“Nuk kam komunikuar, kam tentuar, por nuk kam pasur as mundësinë se e ka pasur telefonin e mbyllur. Në gjykimin tim është më mirë kur gjërat të ndodhin hapur, sesa në këtë formë”.
Mediu: Kuvendi, pazar i gjësë së gjallë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Aksident me kamion në Itali, shoferi shqiptar humb jetën, baba i dy fëmijëve
Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani
Të shtënat me armë në Kukës, një person i plagosur
Ngatërroi emrin e konkurrentit të eliminuar në BBVK? Reagon Jonida Vokshi





