1 tetor 2013- 24 mjete të vjedhura jashtë vendit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në sajë të një operacioni ndërkombëtar të realizuar nga data 26 deri në datën 28 shtator. Policia e Shtetit ka realizuar me sukses operacionin ndërkombëtar kundër trafikimit të automjeteve të vjedhura "Eurocar-Albania". Operacioni ndërkombëtar kundër trafimit të mjeteve të vjedhura është zhvilluar njëkohësisht edhe në shtetet anëtare të BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, me mbështetjen e EUROPOL, FRONTEX, EUROJUST dhe INTERPOL.
Gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni, u kontrolluan dhe u verifikuan 5243 mjete të llojeve të ndryshme. Nga verifikimi në sistemin e Interpolit, kanë rezultuar të vjedhura jashtë vendit 22 automjete dhe 2 motoçikleta. Po ashtu është proceduar penalisht për veprën penale të “trafikimit të mjeteve motorike” një shtetas italian, i cili rezulton të ketë trafikuar një mjet në vendin tonë.
Automjetet e sekuestruara në kuadër të operacionit “Eurocar-Albania” janë identifikuar kryesisht gjatë kontrolleve të kryera në rrugët e qyteteve dhe në servise, përkatësisht:
1. Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, 3 automjete
2. Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, 4 automjete
3. Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, 4 automjete
4. Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, 1 automjet
5. Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, 2 automjete
6. Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, 6 automjete
7. Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier, 3 automjete
8. Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër, 1 automjet
Nga verifikimet e kryera në sistemin e Interpolit, automjetet e bllokuara rezultonin të vjedhura në vende të ndryshme, përkatësisht:
• Itali 13 automjete
• Angli 2 automjete
• Belgjikë 1 automjet
• Zvicër 1 automjet
• Serbi 1 automjet
• Bullgari 2 automjete
• Bosnje-Hercegovinë 1 automjet
• Greqi 1 automjet
• Hungari 1 automjet
• Belgjikë 1 automjet
Automjetet e sekuestruara ne cilësinë e provës materiale, në kuadër të këtij operacioni, janë:
1. Automjeti tip “Nissan”, me targë EA56CMY, i cili ka rezultuar i vjedhur në Angli me 27.10.2007.
2. Automjeti tip “Mercedez- Benz”, me targë EF 130YZ, i cili ka rezultuar i vjedhur në Itali më datë 16.09.2013.
3. Automjeti tip “Benz GL”, me targa VKV-417, i cili ka rezultuar i vjedhur në Belgjikë.
4. Automjeti tip “Benz”, me targa EL1617C, i cili ka rezultuar i vjedhur në Hungari në 17.09.2003.
5. Automjeti tip “Benz”me targë 4 TUF 902, i cili ka rezultuar i vjedhur në Shqipëri.
6. Automjeti TIP “Kia” me targa SH49915, i cili ka rezultuar i vjedhur në Zvicër më datë 26.11.2012.
7. Automjeti tip “Audi”, me targa TR3309U, i cili ka rezultuar i vjedhur në Itali më datë 23.05.2007.
8. Automjeti tip “BMË X5”, me targa 526 KS 817, i cili ka rezultuar i vjedhur në Serbi më datë 25.02.2009.
9. Automjeti tip “BMË X5”, me targa ËD55BËË, i cili ka rezultuar i vjedhur në Angli në vitin 2007.
10. Automjeti tip “Benz”, me targë EL1761C, i cili ka rezultuar i vjedhur në Itali më datë 08.12.2003.
11. Automjeti tip “Jeep Ërangler”, me targa EH050DR, i cili ka rezultuar i vjedhur në Itali më datë 13.09.2013.
12. Automjeti tip “Mercedez Benz”, me targë CX606HV, i cili ka rezultuar i vjedhur në Itali më datë 28.07.2006.
13. Automjeti tip “Reno Kango”, me targë VL8737B, i cili ka rezultuar i vjedhur në Itali, më datë 01.12.2003.
14. Motorçikleta tip “Kavasaki” pa targë, e cila ka rezultuar e vjedhur në Itali më datë 08.09.2007.
15. Automjeti “Nisan Patrol”, me targë AA 514 BV, i cili ka rezultuar i vjedhur në Bosnjë-Hercegovinë.
16. Automjeti tip “Smart” pa targë, i cili ka rezultuar i vjedhur në Itali më datë 03.09.2012.
17. Motorçikleta “Suzuki“, me targë VL 502 A, e cila ka rezultuar i vjedhur në Itali më datë 28.04.2005.
18. Automjeti tip “Ford-Transit”, me targa AA084T, i cili ka rezultuar i vjedhur në Bullgari më datë 08.01.2001.
19. Automjeti tip “Ford-Transit”, i cili ka rezultuar i vjedhur në Bullgari më datë 03.03.2001.
20. Automjeti në pronësi tip “Renault”, me targë VL 3297 C, i cili ka rezultuar i vjedhur në Itali më datë 12.06.2003.
21. Automjeti tip “Smart”, me targë TR 4181 K, i cili ka rezultuar i vjedhur në Itali më datë 07.10.2004.
22. Automjeti fugon tip “Volksvagen”, me targë PIT5423, i cili ka rezultuar i vjedhur në Greqi.
23. Automjeti “BMW-X5”, me targë TR6758K, i cili ka rezultuar i vjedhur në Itali më 18.11.2004.
24. Automjeti BMW 330D, me targë DJ 934 GC, i cili ka rezultuar i vjedhur në Itali më 29.10.2007.
Përveç këtyre automjeteve, në kuadër të këtij operacioni janë bllokuar për verifikime të mëtejshme edhe 4 mjete të tjera, pasi dyshohen si të trafikuara, me ndërhyrje në numrin e shasisë dhe parregullsi të tjera.
http://www.sot.com.al/aktualitet/%E2%80%9Ceurocar-albania%E2%80%9D-sekuestrohen-24-mjete-t%C3%AB-vjedhura-foto





