TIRANE, 1 tetor 2013– I akuzuari për vrasjen e katër oficerëve të policisë, Dritan Dajti, ka akuzuar oficerin e policisë, Arjan Muça, se ka ideuar vrasjen e kreut të Komunitetit Mysliman, Salih Tivari.
“Arjan Muça ideoi vrasjen e kreut të Komunitetit Mysliman”, tha Dajti gjatë seancës së sotme gjyqësore në ngarkim të tij.
Ngjarja e vrasjes së Tivarit më 2003 bëri bujë të madhe, pasi ai u ekzekutua në zyrën e tij, ndërkohë që ngjarja dhe autori nuk është zbardhur ende.
Megjithatë, akuza e Dajtit mbetet e dyshimtë, duke qenë se Arjan Muça ka qenë personi që drejtoi operacionin për arrestimin e tij, ku dhe mbetën të vrarë katër oficerët e policisë.





