DURRËS, 1 tetor 2013– Gjykata Durresit ka lënë të lirë pronaret e dy anijeve të bllokuara të shtunën e kaluar, 29 shtator, në portin e qytetit bregdetar.
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy drejtuesit e anijeve Eduart Skorra dhe Emiljano Qepali.
Këto anijet ishin të destinuara për tu shitur për skrap dhe shkak për bllokimin e tyre u bë mungesa e dokumentacionit që duhej të shoqëronte këto anije.
Pronarët e dy anijeve, u akuzuan për kundërshtim të personave që ushtrojnë detyra shtetërore, duke mos u bindur të ankorojë anijen në portin e Durrësit.
Ata morën masën e sigurisë detyrim parqaqitje 4 herë në muaj para policisë gjyqësore, duke hedhur poshtë akuzën e kontrabadës.





