DURRËS, 1 tetor 2013 – Sherr i dhunshëm për tregun e udhëtarëve me automjete, pronarët e autobusëve kundër atyre të mikrobusëve. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 30 shtator 2013 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pronar agjencie autobusësh. Ndaj tij ka bërë kallëzim 36-vjeçari nga Kruja S. F., i cili deklaron se rreth orës 12.00, duke drejtuar një mikrobus me targa KR 8193A, është ndaluar nga shtetasi V. K., i cili ka shkaktuar konflikt të dhunshëm për çështje udhëtarësh. U kryen veprimet e para hetimore dhe materialet iu përcollën prokurorisë së rrethit gjyqësor të Krujës për veprën penale të vetëgjyqësisë. Terminali i autobusëve ndërqytetës në Durrës ndodhet në sheshin para stacionit hekurudhor të udhëtarëve ku automjetet konkurrojnë me trenat. Kurse stacioni i mikrobusëve (nuk ka pse këta quhet furgonë) është afër ndërtesës së Albtelekomit (shih hartën poshtë). Por ndodh shpesh që pronarët e mikrobusëve mundohen t’u marrin udhëtarë të hutuar apo të paduruar autobusëve te stacioni i trenit!
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





