1 tetor 2013- Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me emërimin e Artan Lames në postin e drejtorit të ALUIZNI.
"Artan Lame para disa ditësh tha me bujë të madhe se ishte një nga donatorët e kryeministrisë, por mbrëmë donatori u shpërblye me postin e drejtorit të Aluzinit”. “Çfarë do ju japë Rama donatorëve të tjerë?”, shkruan Tabaku në Facebook.





