TIRANE,1 tetor 2013 –Kryeministri Edi Rama njoftoi dje mbajtjen sot te së parës konferencë online si kryetar i qeverisë. Konferenca online, e para e Ramës si kryeministër, e planifikuar të mbahej sot rreth orës 12.00 është shtyrë për në oren 18.00. Lajmin e ka dhënë vetë Rama përmes postimit në profilin e tij në Twitter e Facebook, duke e argumentuar këtë me numrin e shumtë të pyetjeve dhe me kërkesat për ta shtyrë pasdite.
“Duke qenë se ka shumë pyetje po edhe disa kërkesa, mbase me të drejtë, që konferenca të bëhet mbasdite, atëherë po lemë orën 18.00, sot”- shkruan Rama.
Një ditë më parë me një shënim në profilin e tij në "Twitter", Rama ftoi gjithë të interesuarit të jenë pjesë e kësaj konference online, me pyetjet e tyre.
Kryeministri sqaron se të gjitha pyetjet që i drejtohen atij duhet të shoqërohen në fund me "PyetEdiRamën".
Rama shtyn konferencën online për në orën 18:00
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Avokatët e njohur braktisin D4vd, këngëtari përballet me akuza të rënda për vrasjen e 14-vjeçares
Bushati: Edhe sikur 2 milionë shqiptarë të dalin në shesh, qeveria nuk e jep dorëheqjen
Agron Llakaj rikthehet në Portokalli pas 16 vitesh/ Humoristi merr drejtimin e spektaklit të humorit në Top Channel
Turizmi malor, Brataj propozon shtëpiza në pyje për strehimin e turistëve në emergjenca





