Tiranë, 30 shtator 2013- Një aksident i rende  ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përplasur 3 automjete, dy trajlera, dhe një makinë tip “Golf 4”. 
Njëri nga trjalerat me targë AA433SZ, nga përplasja e madhe ka përfunduar në kanal, ndërsa makina “Golf 4” është më targa AA253BI. 
Policia, njofton se aksidenti ka ndodhur nga shpejtësia e madhe si dhe nga kushtet e rënduara të motit. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka asnjë të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Aksidenti ka shkaktuar edhe trafik të rënduar në autostradë.