DURRËS, 30 shtator 2013 – Vjen nga që nga Skrapari për të vjedhur një videokamerë në Shkëmbin e Kavajës. Më 27 shtator 2013 u identifikua i dyshuari i një vjedhjeje banese të ndodhur më 5 shtator 2013, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Ishte një shtëpi, që e kishte marrë me qira N.Sh., nga Kamza e Tiranës. Vjedhja ishte realizuar pas hapjes me forcë të derës së ballkonit të katit të parë dhe në të është vjedhur një videokamera e markës Panasonic dhe disa sende personale. Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është V. K., 24 vjeç, banues ne Skrapar. Organet e rendit e shpallën në kërkim.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





