DURRËS, 30 shtator 2013 – Bredh rrugëve të fshatit me kallash në çantë, por kapet nga forcat ligjzbatuese. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit thotë se më 28 shtator 2013, ora 19.00, u arrestua në flagrancë A. Xh. 31 vjeç, banues në afërsi të plazhit, në fshatin Arapaj të komunës së Rrashbullit. Në orën 12.30 të së njëjtës ditë, në një rrugë në fshatin Arapaj, gjatë kontrollit që uniformat blu ndërmorën, 31-vjeçarit iu gjet në çantë një automatik model 56 kallashnikov, një krehër dhe 41 copë fishekë. Vijon hetimi i mëtejshëm i këtij rasti si në drejtim të përfshirjes së armës në ngjarje kriminale, ashtu edhe destinacionit të saj.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





