TIRANE,30 shtator 2013 Kryeministri Edi Rama njoftoi sot mbajtjen e së parës konferencë online si kryetar i qeverisë. Në një shënim në profilin e tij në Twitter, Rama ftoi gjithë të interesuarit të jenë pjesë e kësaj konference online, me pyetjet e tyre. 

“Nesër në orën 12.00 Twitter Live me ju e gjithë miqtë në Facebook, konferenca e pare si kryeminister:-)”- shkruan Rama. 
Kryeministri sqaron se të gjitha pyetjet që i drejtohen atij duhet të shoqërohen në fund me #PyetEdiRamën.