KRUJË, 30 shtator 2013 – “Moda” e dinamitit mbërrin dhe në qytetin e qetë të Krujës sa po nisi java e re. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit, në një njoftim paraprak bën të ditur se në orët e para të ditës së hënë, më 30 shtator 2013, rreth orës 2.00 të pas mesit të natës, në qytetin e Krujës, në katin e dytë të banesës së shtetasit Latif Nikolla, është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse. Uniformat blu nuk saktësojnë sasinë dhe llojin e eksplozivit, i cili ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Medie të ndryshme i kanë lënë liri fantazisë së tyre. Vijon kryerja e veprimeve të para hetimore dhe puna për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/