29 shtator 2013- Katër persona, ende të paidentifikuar, kanë arritur të grabisin rreth 10 ton qymyr koks nga treni i mallrave Shkodër-Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, kur katër personat i kanë dalë përpara trenit, duke bërë që makinisti të ulte shpejtësinë. Më pas ata kanë arritur të shkarkojnë nga treni 10 ton qymyr. Nuk dihet ende se me çfarë e kanë transportuar qymyrin, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e grabitjes. Paraprakisht policia dyshon se në grabitje mund të jenë të përfshirë edhe makinistët e trenit.
Grabitet 10 ton qymyr nga treni i mallrave Shkodër-Tiranë, në kërkim 4 persona
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Agron Llakaj rikthehet në Portokalli pas 16 vitesh/ Humoristi merr drejtimin e spektaklit të humorit në Top Channel
Turizmi malor, Brataj propozon shtëpiza në pyje për strehimin e turistëve në emergjenca
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 4 vatra aktive, 70 efektivë dhe 3 helikopterë në terren
Kryeministri hungarez: BE-ja po përballet me krizë lidershipi, duhet të vendosë nëse do të “mbijetojë apo të fitojë





