28 shtator 2013- Spanja prej 71 vitesh ka qenë me orën e gabuar, duke ndikuar mjaftë negativisht në gjendjen sociale dhe ekonomike të qytetarëve. “Prej 71 vitesh, Spanja ka qenë pjesë e një zone orari të gabuar”. Ky është përfundimi i hetimit të një komisioni parlamentar në vend, që propozon ndryshimin e zonës orar, në të cilën vendi iberik duhet të bëjë pjesë.

“Ne flemë një orë më pak nga sa rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe gjithë kjo ka ndikim negativ në prodhim, rrit stresin, aksidentet dhe braktisjen e shkollave nga të rinjtë dhe fëmijët”, thuhet në raportin e Komisionit. Më tej, raporti thotë se Spanja duhet t’i bashkohet sistemit orar të Britanisë së Madhe dhe Portugalisë.

/sot news/