ROMË – Italia ka hyrë në krizë qeveritare pas dorëheqjes së ministrave të partisë së Berluskonit. Pak minuta pas orës 18.00 lideri i PDL-së, Berluskoni ka bërë thirrje që ministrat e tij, të heqin dorë nga qeveria, duke e futur vendin në një krizë politike, situatë që u zgjidh në muajin mars të këtij viti.
Në thirrjen e tij, Berluskoni u ka thënë pesë ministrave të Pdl-së, që të “mos bëhen palë me rritjen e TVSH-së”. Sipas tij, “ultimatumi i kryeministrit Letta është i papranueshëm”. Konfirmimi për largimin e ministrave është bërë edhe nga zëvendëskryeministri Alfano.
LETA DO KERKOJE VOTEBESIM
Kryeministri i Italise, Enriko Leta kercenon te jape doreheqjen nese kabineti i tij nuk merr nje mbeshtetje te qarte nga parlamenti ne votebesimin, qe pritet te mbahet javen e ardhshme. Paralajmerimi i tij erdhi pasi qeveria nuk arriti dot te miratoje disa prej masave kyçe te buxhetit.
“Ose ecim perpara duke vene interesat e vendit dhe qytetareve te plan te pare ose kjo pervoje perfundon ketu”- ka deklaruar Leta. Qeveria perbehet nga nje koalicion jo fort i qendrueshem mes partise se tij dhe asaj te ish-kryeministrit italian, Silvio Berluskoni. Por ky i fundit mund te humbase vendin ne senat pas denimit per mashtrim fiskal ndaj dhe mbeshtetesit e tij thone se do te braktise koalicionin ne shenje proteste.
Dy ministra kane deklaruar se Leta do te kerkoje nje mocion votebesimi ne parlament javen e ardhshme. Ferkimet mes partise se qendres se djathte te kryeministrit Leta dhe Popullit te Lirise te Berluskonit kane paralizuar aktualisht qeverine italiane. Ekzekutivi eshte shume prane nje kolapsi ne nje kohe kur Italia ka nevoje te deshperuar per stabilitet politik per te dale nga kriza e gjate ekonomike. Nese Populli I Lirise se Berluskonit.
"Tentativa për të përmbysur gjithçka me arsyet e shtimit të TVSH-së është kontradiktore me faktet para syve tanë, pasi ndërhyrja e munguar është fryt I dorëheqjes së parlamentarëve të Pdl e kësisoj prej faktit se nuk ishte e garantuar bisedimi në ligj. Vendimi për të mos ndërhyrë te TVSH është marrë dje në koordinim me ministrat e PDL. Ky është pozicionimi i Enrico Letta-s sipas burimeve nga Pallati Chigi.
"Berluskoni për të justifikuar veprimin e sotshëm të papërgjegjshëm dhe të çmendur për të mbuluar veprimet e tij personale, kërkon të prishë gjithçka duke përdorur alibinë e TVSH-së", tha Letta.
Nese Populli i Lirise se Berluskonit terhiqet nga qeveria, kjo gje do te sillte zgjedhje te reja, te cilat ne keto momente do te rrisnin paqendrueshmerine dhe per rrjedhoje do te sillnin zgjatjen e krizes.
http://www.shqiptarja.com/Bota/2728/italia-hyn-n–kriz–qeveritare-ikin-5-ministrat-e-berluskonit-179531.html





