28 shtator 2013- Alexandre Pato, ish-sulmuesi i ekipit të Milan dhe ish-i dashuri i Barbara Berlusconi, duket se ka vendosur të shkëpusë çdo lidhje me Italinë dhe ka vendosur ta shesë makinën e tij Ferrari 458 me një çmim tepër të ulët.Thuhet se Pato është i gatshëm ta shesë makinën edhe për 200 mijë euro, veçse të shkëputet sa më shpejt.

“Kam vënë në shitje makinën time Ferrari 458 në Milano për 200 mijë euro, edhe pse në Brazil vlen shumë më tepër”, ka thënë Pato pa hyrë në detaje për motivet që e kanë çuar drejt shkëputjes kaq drastike me të kaluarën. I intervistuar nga portali “Uol”, ai ka pranuar se ka debulesë për veshjet e firmuara, makinat sportive dhe orët e shtrenjta. “Në Itali vishesha vetëm me Dolce e Gabbana, ndërsa në Brazil përdor veshjet e stilistëve të ndryshëm”, ka thënë futbollisti 24-vjeçar.

 

/gazeta shqip/