TIRANË, 27 shtator 2013 – Rrjeti sizmologjik shqiptar njofton se ka regjistruar më 27 shtator 2013, ora 8:12:05 GMT ose ora 10:12:05 (koha verore e Shqipërisë +2), një tërmet të lehtë me forcë M=2.6, me epiqendër në thellësinë 6 km. Ngjarja sizmike, sipas departamentit të sizmologjisë të Universitetit publik Politeknik të Tiranës, është evidentuar në fshatin Topojan, që ndodhet në vijë ajrore 13 km në juglindje të qytetit të Kukësit në koordinatat 41.97°N, 20.55°E (shih hartën nr. 1, pika e kuqe). Google eardh e lokalizon dukurinë tektonike në distancën 2 km në juglindje të fshatit Topojan të komunës me të njëjtin emër, 500 metra në jug të qendrës së banuar të Shtrezës, në lartësinë 1700 metra mbi nivelin e detit (shih hartën nr. 2 shigjeta e gjelbër, hartën nr. 3 pika e kuqe).

Info

Komuna e Topojanit ka në përbërje fshatrat Topojan, Shtrezë, Xhaferraj, Turaj, Brekije, Nimc, Shtrezë.

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/