SOFJE, 27 shtator 2013 – Për pak e pësoi keq një alpinist bullgar që mori guximin për t’u ngjitur në Bjeshkët e Nemuna. Shtypi i Sofjes ka tri ditë që trajton një aksident, i cili i ndodhi alpinistit Mitko Popov. Ai mori pjesë në një ekspeditë me tre bashkatdhetarë alpinistë në Majën e Brijasitme lartësi 2567 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, autoritet shqiptare nuk ka kanë njoftuar asgjë nga çfarë ka ndodhur në veri të vendit me të huajt. Mediet bullgare thonë se alpinistët vendas (shqiptarë) e shpëtuan alpinistin nga qyteti bullgar i Dimitrovgradit, Mitko Popov. Ai theu këmbën kur po ngjitej në një faqe mali thikë 900 metra të lartë në Shqipëri para tri ditësh. I aksidentuari u ekzaminua dhe u mjekua nga mjekë shqiptarë, kurse natën e e 26 shtatorit 2013 ishte në qytetin e lindjes, Dimitrovgrad. Mitkoja mori pjesë në një ekspeditë me tre kolegët për t’u ngjitur në një lartësi të papushtueshme, me faqe thikë, sikurse është Maja e Brijasit, 2.567 metra e lartë. Popovi u rrëzua pas ngjitjes në një shkëmb të rrezikshëm të hënën. Si rrjedhojë, pësoi shumë lëndime dhe tronditje truri. Në ndihmë të të aksidentuarit erdhën 4 alpinistë të tjerë bullgarë, njoftoi gazeta e Sofjes Standart. “Mbaj mend se u shkëput një copë shkëmbi dhe rashë nga një lartësi në 8 metra. Mjekët më thanë se pësova tronditje truri”, tha me vështirësi alpinisti, fill pasi i mbijetoi një aventure shqiptare. Mjekët japin shpresë për një rikuperim të plotë.
Info
Maja e Brijasit bën pjesë në Alpet shqiptare (Bjeshkët e Nemuna), me lartësi 2567 metra mbi nivelin e detit. Kur hyn në luginën e Valbonës mund të admirosh pamje në majat më të larta të masivin të Bjeshkëve te Nemuna. Në anën e majtë të luginës së Valbonës që mund të vëresh një “mur” mbresëlënës 13 km i gjatë, i strukturuar nga 10 maja, të gjitha lartësi mbi 2400 m. Ky grup majash quhet Majat e Zaborës. Njëra prej tyre tërheq vëmendjen e kujtdo pasi ndodhet në veri të murit mbresëlënës, në formë rombi, ende e pazbuluar, rreth 900 metra e lartë dhe 900 metra e gjerë mbresëlënëse dhe dominon në rrethinat e saj. Kjo është Maja e Brijasit (2567 m). Së bashku me Majën Grykat e Hapëta (2625 m), Maja e Brijasit krijuar pjesën më të lartë dhe më mbresëlënëse të masivit Majat e Zaborës. Maja e Brijasit përfaqëson “lajmëtaren” më të bukur dhe më madhështore të bukurisë së egër të Bjeshkëve të Nemuna, ose të Alpeve shqiptare. Maja e Brijasit i përket grupit të kreshtave, të cilat janë nuk zbuluar dhe përshkuar ende. Deri tani, Maja e Brijasit ka qenë objektivi i shumë fotografëve të maleve. Tashmë, Maja e Brijasit është në planin e veprimtarive të turizmit të aventurave në shumë klube që zbaviten në male (sipas portalit http://www.summitpost.org/
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





