27 shtator 2013- Kryeministri Edi Rama, pak minuta më parë ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook "si foto të ditës", një fotografi të bashkëshortes së tij Linda Rama, me Zonjën e Parë të SHBA-së, Mishel Obama.Kjo është fotoja e dytë e publikuar me familjen Obama, pas asaj zyrtares që çifti Obama-Rama, bënë pak ditë më parë. Rama ndodhet në SHBA, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Fotoja është bërë gjatë aktiviteteve të programuara për delegacionet e huaja në qendra muzeale, kulturore, sociale etj, të SHBA-së.