TIRANE,26 shtator 2013 – Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot rreth orës 11:10, në një seance ku u miratua konstituimi i strukturave parlamentare që rregullojnë funksionimin e institucionit më të rëndësishëm legjislativ të vendit. Në seancë u miratua edhe propozimi i mazhorancës për nënkryetarin e Kuvendit. Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule siguroi mbështetjen e 104 deputetëve, 4 votuan kundër dhe 6 abstenim.
Kryetari i Kuvendit njoftoi se në këtë legjislaturë do të funksionojnë pesë grupe parlamentare: ai i Partisë Socialiste, i Partisë Demokratike, i Lëvizjes Socialiste për Integrim, grupi i Partisë Republikane dhe ai i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Grupi i PS-së me 65 deputetë do të kryesohet sërish nga deputeti Gramoz Ruçi; grupi i PD-së do të ketë 45 deputetë, që do drejtohen nga Edi Paloka; grupi i LSI-së kryesohet nga Petrit Vasili dhe përbëhet nga 16 deputetë; grupi i PR-së ka kryetar Fatmir Mediun dhe përbëhet nga 7 deputetë, ndërsa grupi i PDIU-së me 7 deputetë do të drejtohet nga Shpëtim Idrizi.
Kuvendi zyrtarizoi 8 komisionet e përhershme parlamentare që merren me shqyrtimin e projektligjeve të propozuara nga qeveria. Sipas vendimit të miratuar me unanimitet (120 vota) u ra dakord që pesë nga këto komisione të drejtohen nga përfaqësues të maxhorancës dhe tre të tjerët nga opozita.
Kështu, maxhoranca do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve, me kryetar Fatmir Xhafaj; komisionin e Ekonomisë, me kryetar Erion Braçen; komisionin e Jashtëm do e drejtojë Arta Dade dhe komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi. Ndërsa komisionin parlamentar të Sigurisë do e kryesojë deputeti i LSI-së, Spartak Braho.
Ndërkohë, Kuvendi vendosi që kryesimi i komisioneve të Medias, Integrimit dhe Çështjeve Sociale t'i kalojë Partisë Demokratike të opozitës. Deputeti demokrat Genc Pollo do të drejtojë komisionin e Medias; Majlinda Bregu do drejtojë komisionin e Integrimit dhe Albana Vokshi komisionin e Çështjeve Sociale.
Nga rendi i ditës u hoq pr/vendimi për lirimin nga detyra të anëtarëve të dorëhequr të KQZ-së, pasi opozita ngriti pretendimin se kjo çështje nuk ishte diskutuar në mbledhjen e kryetarëve të grupëve.
ANETARET E DOREHQEUR TE KQZ, PALOKA: JO NË RENDIN E DITËS. META: NUK I MBAJMË ME PAHIR
Pas leximit të rendit të ditës nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta, demokratët kërkuan tërheqjen nga rendi i ditës të votimit për lirimin nga detyra të anëtarëve të dorëhequr të KQZ-së, me pretendimin se kjo çështje nuk është diskutuar në mbledhjen e krerëve të grupeve parlamentare.
“Në rendin e ditës janë futur dy pika që ne nuk i kemi diskutuar në takimin e zhvilluar. Ditën që ne u mblodhëm dhe diskutuam me kryetarët e grupeve parlamentare kemi lënë që do të bëjmë vetëm miratimin e komisioneve dhe nënkryetarin e kuvendit, nuk e kemi diskutuar çështjen e anëtarëve të dorëhequr nga KQZ. Po shkelet rregullorja. Ju kërkoj ta tërhiqni nga rendi i ditës”- deklaroi kryetari i grupit të demokratëve, Edi Paloka.
Në përgjigje të pretendimeve të demokratëve, kryeparlamentari Meta deklaroi se po kërkohet konsensus për një të drejtë të dy qytetarëve që nuk duan ta vazhdojnë më detyrën e tyre.
“Ju ndoshta keni të drejtë, nuk është diskutuar kjo çështje. Por ka të bejë me vetë kërkesën e të interesuarve, të cilët nuk mund t’i mbajmë me pahir anëtarë të komisionit të zgjedhjeve. Nëse mendoni se kjo është një shkelje kaq e rëndë e rregullores, do të ishte mirë që të respektonim edhe të drejtat e njeriut. Nuk mund ta mbash me pahir në detyrë një njeri që kërkon të largohet nga detyra. Edhe të drejtat njeriut duhet ti kemi parasysh.”- deklaroi Meta.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi theksoi se pretekset që nxjerr mazhoranca për shtyrjen nga rendi i ditës të cështjes për lirimin nga detyra të anëtarëve të dorëhequr të KQZ janë të pajustifikuar. Megjithatë Ruci tha se mazhoranca nuk ka problem që këtë cështje ta diskutojë javën e ardhshme ashtu siç kërkon PD.
“Kini muaj të tërë që këta njerëz i mbani varur dhe nuk shkojnë dot në puën tjetër se janë të emëruar ende në vend tjetër. Nëse nuk jepni dakortësinë tuaj për një çështje kaq formale, ne dakort jemi nuk kemi asnjë problem si mazhorancë që ta bëjmë javës tjetër”
Në përfundim të diskutimit, kryetari Meta vendosi të shtyjë për seancen e ardhshme, pr/vendimin për lirimin nga detyra të anëtarëve të dorëhequr të KQZ-së.
RENDI I DITES
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 14 shtator 2013.
2. Njoftim mbi krijimin e grupeve parlamentare dhe kryesive të tyre.
3. Njoftim “Për emërimin e Këshillit të Legjislacionit”.
4. Njoftim “Për emërimin e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin”.
5. Njoftim “Për caktimin e përbërjes së Delegacioneve të Përhershme të Kuvendit në organizatat ndërkombëtare”.
6. Projektvendim “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarit të Kuvendit, z. Vangjel Dule”.
• Koha e votimit
7. Projektvendim “Për caktimin e përbërjes së Sekretariateve të Kuvendit”.
• Koha e votimit
8. Projektvendim “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme parlamentare”.
• Koha e votimit
9. Projektvendim “Për lirimin nga detyra të znj. Albana Shtylla, dhe z. Denar Biba anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
• Koha e votimit
EMRAT NE KUVEND
Komisioni Për Çështjet Ligjore
Fatmir Xhafaj Kryetar PS
Oerd Bylykbashi Zv.kryetar PD
Armando Subashi Sekretar PS
Bashkim Fino Anëtar PS
Blendi Klosi PS
Petrit Vasili LSI
Dashamir Peza PS
Ermonela Felaj PS
Pandeli Majko PS
Spartak Braho LSI
Tom Doshi PS
Ulsi Manja PS
Vasilika Hysi PS
Vexhi Muçmataj PS
Mark Frroku PS
Armando Prenga PS
Piro Lutaj PS
Xhemal Qefalia PS
Arben Ristani PD
Tahir Muhedini PDIU
Gjovalin Bzhetaj PDIU
Luan Duzha PR
Eduard Halimi PD
Edi Paloka PD
Keltis Kruja PD
Gent Strazimiri PD
Sokol Olldashi PD
Kastriot Islami PD
Nard Ndoka i pavarur
Komisioni Për Integrimin Europian
Majlinda Bregu Kryetare PD
Taulant Balla Zv.kryetar PS
Monika Kryemadhi sekretare LSI
Gramoz Ruçi, Anëtar PS
Valentina Leskaj PS
Arta Dade PS
Ben Blushi PS
Namik Dokle PS
Gerti Bogdani PD
Arben Ristani PD
Jorida Tabaku PD
Komisioni për Politikën e Jashtme
Arta Dade Kryetare PS
Aldo Bumçi Zv.kryetar PD
Namik Dokle Sekretar PS
Ben Blushi Anëtar PS
Gramoz Ruçi PS Valentina Leskaj PS
Taulant Balla PS
Përpraim Spahiu LSI
Jozefina Topalli PD
Arben Imami PD
Vangjel Dule i pavarur
Eduard Selami PD
Kastriot Islami PD
Shpëtim Idrizi PDIU
Famir Mediu PR
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave
Erion Braçe Kryetar PS
Ridvan Bode Zv.kryetar PD
Anastas Angjeli Sekretar PS
Arben Çuko Anëtar PS
Andrea Marto PS
Ervin Koçi PS
Përparim Spahiu LSI
Agron Çela LSI
Evis Kushi PS
Ilir Xhakolli PS
Koço Kokëdhima PS
Majlinda Bufi PS
Paulin Sterkaj PS
Pjerin Ndreu PS
Florion Mima PD
Gjovalin Kadeli PR
Sherefedin Shehu PD
Edmond Spaho PD
Liljana Elmazi PD
Dashamir Shehi PD
Albana Vokshi PD
Jorida Tabaku PD
Igli Cara PD
Komisioni për Sigurinë Kombëtare
Spartak Braho Kryetar LSI
Flamur Noka Zv.kryetar PD
Piro Lutaj Sekretar PS
Arben Çuko Anëtar PS
Armando Prenga PS
Paulin Sterkaj PS
Shkëlqim Selami LSI
Luan Rama LSI
Pjerin Ndreu PS
Taulant Balla PS
Xhemal Qefalia PS
Ermonela Felaj PS
Ulsi Maja PS
Vexhi Muçmataj PS
Armando Subashi PS
Alban Zeneli PDIU
Aqif Rakipi PDIU
Ylli Shehu PR
Mesila Doda PD
Ardian Turku PD
Astrit Patozi PD
Keltis Kruja PD
Heldion Bushati PD
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese
Eduart Shalsi Kryetar PS
Genc Ruli Zv.kryetar PD
Robert Bitri Sekretar LSI
Artan Gaçi Anëtar PS
Artur Bushi PS
Piro Kapurani LSI
Besnik Baraj PS
Gentian Bejko PS
Namik Kopliku PS
Parid Cara PS
Rakip Suli PS
Sadri Abazi PS
Ervin Koçi PS
Fatmir Toçi PS
Ilir Xhakolli PS
Dashamir Tahiri PDIU
Besnik Dusha PR
Agron Duka PR
Sokol Olldashi PD
Ardian Turku PD
Sherefedin Shehu PD
Voltana Ademi PD
Gjergji Papa PD
Kozma Dashi PD
Heldion Bushati PD
Komisioni i Punës dhe i Shëndetësisë
Albana Vokshi Kryetar PD
Klodiana Spahiu Zv.kryetar PS
Vangjel Tavo Sekretar LSI
Eduard Bejko Anëtarë PS
Ilir Pendavinji PS
Andrea Marto PS
Olta Xhaçka PS
Musa Ulqini PS
Bujar Kllogjeri LSI
Ylli Ziçishti PS
Halim Kosova PD
Roland Keta PD
Albina Deda PD
Florion Mima PD
Myqerem Tafaj PD
Omer Mamo PDIU
Komisioni i Edukimit dhe Medias
Genc Pollo Kryetar PD
Alfred Peza Zv.kryetar PS
Mimoza Hafizi Sekretare PS
Fatmir Toçi Anëtar PS
Fidel Ylli PS
Musa Ulqini PS
Geldion Rehovica LSI
Ylli Ziçshti PS
Olta Xhaçka PS
Luiza Xhuvani PS
Klodiana Spahiu PS
Ilir Pendavinji PS
Myqerem Tafaj PD
Mesila Doda PD
Astrit Patozi PD
Bedri Hoxha PR
Luçiano Boçi PD
Astrit Veliaj PD
Eleina Qirici PD
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/vangjel-dule-nenkryetar-i-parlamentit-me-104-vota-pro-miratohen-komisionet-150707.html





