25 shtator 2013 – Karim Benzema është sërish në telashe. Një transeksual nga Belgjika ka deklaruar publikisht se futbollisti francez i ka dhënë një shumë prej 8000 eurosh për dy net seks me të. 

Sipas mediave në Belgjikë, Benzema ishte në dijeni të faktit se Victoria (më parë e njohur si Jonny) kishte ndërruar gjini.

Mësohet se futbollisti i kishte ofruar fillimisht 2000 euro për një natë seks, por transeksuali duket se ka ditur të bëjë mirë pazar, duke i marrë dyfishin e parave, konkretisht 8000 euro për dy net. 

Sulmuesi i Realit të Madridit, bashkë me kolegun e tij Ribery janë të përfshirë në një proces gjyqësor, nën akuzën e shfrytëzimit të prostitutave minorene.