25 shtator 2013- Në një intervistë dhënë për media, deputeti socialist Fidel Ylli ka komentuar "Kodin Etik", i cili u firmos pak ditë më parë nga ministrat e kabinetit qeveritar, i cili ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me të duke theksuar se nuk duhet të hermetizohet siç bën PD, asnjë nuk është ushtar i Ramës.

“Ne duhet të flasim brenda strukturave tona për sa i përket gjërave që nuk na ka çuar kush me zor. Ka një rregullore grupi, kur thotë do hyj ne Parlament do hyj dhe jo të them s'do hyj. Ne nuk jemi ushtar të qeverisë, ne jemi bashkëpunëtor të Ramës. Ca do thotë erdha unë dhe un jam komandanti. Asnjë herë nuk do ndodhe. Ne duhet të flasim dhe jo ta hermetiziojmë, ca do thotë kjo të bëhemi si PD, çohet Berisha dhe largohet dhe të gjithë e ndjekin. Le ta lërë Bashën të bëjë punën dhe kreun e grupit.Kjo më shqetëson opozita duhet të ketë mendim ndryshe. Por jo ta tërheqë zvarrë. Në nuk duhet të marrim modelin e Berishës në PS, Rama është mendje hapur dhe pavarësisht kodit të etikës nuk përbën problem për ne. Unë gjithmonë kam dhënë mendimin tim”, përfundoi Ylli.Deputeti socialist ka shprehur dhe besimin e tij se kryeministri Rama do bëjë ndryshim të madh, ndaj sipas tij dhe paraardhësi i tij Berisha trembet.

 

http://www.sot.com.al/politike/fidel-ylli-ministrat-nuk-jan%C3%AB-ushtar-t%C3%AB-ram%C3%ABs-duhet-t%C3%AB-flasin