22 shtator 2013- Pak para zgjedhjeve parlamentare, më 11 qershor 2013, Ministria greke e Drejtësisë i ka dërguar homologes së saj në Tiranë aktet ku sqarohet se Prokuroria e Kallamatas në Greqi ka hapur një hetim ndaj ambasadorit të Shqipërisë në Itali, Neritan Ceka.Edhe pse nuk dihet se për çfarë vepre penale bëhet fjalë, mësohet se dhe vetë ambasadori është vënë në dijeni nëpërmjet Ministrisë së Jashtme.  Një muaj më vonë, prokurori i kryeqytetit Adnan Kosova i nisi Ministrisë së Jashtme praktikën me kërkesën që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Turdiu për marrjen në pyetje të diplomatit shqiptar.Seanca e parë ndaj të pandehurit Ceka nis në Gjykatën e Kallamatës më 25 shtator 2013, ndërsa thuhet se ai do të paraqitet me vullnetin e tij në gjykatën greke.

 

http://www.sot.com.al/aktualitet/hetohet-neritan-ceka-n%C3%AB-greqi-gjyqi-n%C3%AB-25-shtator