22 shtator 2013- Sebastian Vettel “vret” kampionatin, duke arritur një fitore të re në Çmimin e Madh të Singaporit, transmetuar drejtëpërsëdrejti nga Top-Channel gjatë së dielës. 

I ardhur nga suksesi i Belgjikës, Vettel vazhdon të rrisë hapin drejt një titullit të katërt kampion radhazi, duke shfaqur një dominim absolut edhe në garën e vetme të Botërorit që zhvillohet gjatë natës.
I nisur nga vendi i parë, Vettel nuk e vendosi asnjëherë në diskutim suksesin, ndërsa Alonso përsëriti një skenar të njohur në këtë sezon, duke e mbyllur i dyti pas një nisje nga pas.
Kimi Raikkonen, autor i një serie parakalimesh spektakolare arriti të fitonte edhe ai një vend në podium, duke lënë pas Rosberg, Hamilton e Massën.
Kompletuan renditjen e dhjetë vendeve që përfundojnë në pikë Button, Perez, Hulkenberg e Suttil.

/ Top Channel /