22 shtator 2013- Ministri i mjedisit Lefter Koka duke folur në finalizimin e aktiviteteve të organizuara me rastin e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, e ka cilësuar si të patolerueshme situatën mjedisore në vend ndërsa ka akuzuar qeverinë e kaluar se ka dëmtuar mjedisin.

“Fakti është, që për vite me radhë qeveritë kanë anashkaluar rëndësinë sociale, ekonomike dhe humane të mbrojtjes së mjedisit. Si ministër i Mjedisit ju garantoj se do bëj ç`është e mundur ti rikthehej çdo qyteti apo komune në vend pastërtinë dhe bukurinë që vetë natyra jua ka falur.

Gjendja në të cilën ndodhemi sot është e patolerueshme ndaj nevojiten masa të menjëhershme, eficente dhe të hartuara në konsensus të plotë me njësitë e qeverisjes vendore, sektorin privat si dhe faktorë të tjerë të përfshirë në proces. Ju garantoj se angazhimi im do të jetë maksimal për ti dhënë rëndësinë e duhur edukimit mjedisor duke ndikuar drejtpërdrejtë në përmirësimin e të gjithë parametrave mjedisore”, u shpreh Koka.

http://www.sot.com.al/politike/lefter-koka-situata-mjedisore-n%C3%AB-vend-e-patolerueshme