21 shtator 2013- Në javën e parë të marrjes së detyrës së qeverisë së re, nis fshesa në administratën publike. Burime zyrtare bëjnë të ditur për gazetën “Panorama” se gjatë ditës së djeshme, ministrja e re e Integrimit, Klajda Gjosha, ka firmosur shkarkimin e sekretares së Përgjithshme të këtij institucioni, Elda Kalaja. Sipas statusit të nëpunësit civil, pozicioni i sekretarit të Përgjithshëm të një ministrie emërohet me konkurs dhe shkarkohet pas evidentimit të shkeljeve në punë. Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Integrimit është njëkohësisht edhe koordinator për IPA në bashkëpunimin ndërkufitar. Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama të ndalë sulmin antiligjor ndaj administratës publike. “Moscenimi i administratës publike dhe shërbimit civil ishte një nga çështjet që zotit Rama iu theksua në të gjitha takimet që pati në Bruksel. Kjo sepse taksapaguesit europianë, sikundër taksapaguesit shqiptarë, kanë investuar miliona euro në trajnimin dhe profesionalizimin e kësaj administrate. Partia Demokratike i bën thirrje Kryeministrit Rama të ndalë menjëherë këtë sulm antiligjor ndaj administratës publike dhe shërbimit civil, që është një nga asetet më të vyera që ka vendi”, deklaroi Bylykbashi. Sipas tij: “Partia Demokratike u bën thirrje punonjësve të administratës publike të refuzojnë dhe të denoncojnë çdo rast presioni dhe shkeljeje të të drejtave të tyre ligjore. Ne mbetemi të vendosur të qëndrojmë me të gjitha mjetet ligjore dhe politike përballë këtij sulmi që synon zhbërjen e Administratës Publike Shqiptare dhe zëvendësimin e saj me militantë partiakë”.
Nis fshesa në administratë, shkarkohet Sekretarja e Integrimit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Tronditet futbolli gjerman, një person u gjet i pajetë në tualetet e “Veltins Arena”-s
Sulmi me armë në Uashington, prokurori i përgjithshëm i SHBA: Agresori kishte në shënjestër zyrtarët e lartë, me shumë mundësi edhe presidentin
Nesër seanca e parë e gjykimit në themel, Ilir Meta: U mor seriozisht një kallëzues i rremë! Të tjera çudira do t’i ndiqni gjatë procesit
Alarm për bombë te një tjetër qendër tregtare, Policia: Njoftimi fals si dje, nuk gjetëm asgjë të kundraligjshme





