TIRANË,21 shtator 2013 -Dy delegacione shqiptare ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili u nis një ditë më parë drejt SHBA-ve, ku po kryen vizita si kreu i qeverisë së re shqiptare pas marrjes së këtij posti. Ndërkaq po sot, Presidenca njoftoi se Presidenti Bujar Nishani është nisur drejt SHBA-ve, ku pritet te marre pjese në aktivitetin “Nisma Globale Klinton 2013″. Po në këtë ceremoni do të marrë pjesë dhe Edi Rama, ndërsa mësohet se dhe takimet me komunitetin shqiptar në SHBA, e kanë të ndarë. 


Nishani në SHBA me ftesë të Bill Klinton 
Pritet te marre pjese në aktivitetin “Nisma Globale Klinton 2013″, që do të zhvillohet në Neë Jork nga data 23-26 shtator si dhe do te zhvilloje takime me krerë të larte te shteteve të ndryshme si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë. 



Rama, vizitën e parë të tij si kryeministër në SHBA, fjalim në OKB
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë dy ditore, ku do të marrë pjesë në punimet e Internacionales Socialiste. 
Gjatë vizitës së tij, kryeministri Rama do marrë pjesë edhe në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga ish-kryeministri britanik Tony Blair. Ndërkohë Rama pritet pritet te marre pjese në aktivitetin “Nisma Globale Klinton 2013″, që do të zhvillohet në Neë Jork nga data 23-26 shtator si dhe do te zhvilloje takime me krerë të larte te shteteve të ndryshme si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë. 
Në këtë event, Rama do të ketë takime dhe me Këshillin Shqiptaro-Amerikan, ku e ftuar pritet të jetë ish-sekretarja amerikane e shteti Hillary Clinton. 
Kjo është vizita e parë që Edi Rama zhvillon në Shtetet e Bashkuara me cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, ndërkohë që shefi i ri i qeverisë ka theksuar se aleanca me Uashingtonin mbetet strategjike për vendin tonë. Administratës amerikane, Rama i ka ofruar “bashkëpunim pa kushte”. 
Kryeministri Rama pritet të marrë pjesë në punimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku pas fjalës së rastit pritet të zhvillojë edhe takime edhe me kryetarë shtetesh të ndryshëm si dhe politikanë vendas amerikanë. 


/BalkanWeb/