TIRANE,21 shtator 2013-Këta muaj është diskutuar shpesh fakti që reality show “Big Brother” nuk do të realizohet më. Lajmin e ka konfirmuar vetë prezantuesja e këtij programi televiziv, Arbana Osmani, në rrjetin social “Instagram”.
“Big Brother Albania do të marrë një pauzë të gjatë dhe do të rikthehet totalisht i rinovuar dhe absolutisht tërheqës si gjithmonë, por vitin tjetër”, shkruan Arbana.
Ndërkaq, autori i këtij reality prej shumë vitesh, Rezart Aga mësohet se ka hequr dorë nga ky program televiziv dhe do të punojë për një tjetër produksion në “Top Channel”.
/bluetooth/





