20 shtator 2013- Po të kishte qenë gay, Silvio Berluskoni nuk do të ishte përballur me asnjë gjykatë. Deklarata shokuese erdhi nga presidenti Rus Vladimir Putin, i cili deklaroi se heteroseksualiteti i ish-kryeministrit italian është e vetmja arsye pse ai përballet me seanca të një pasnjëshme, por po të kishte qenë gay, askush nuk do të kishte ngritur as gishtin më të vogël kundër tij. 

Deklarata e Putin u bë pas artikullit të publikuar në gazetën ‘Pravda’ nga senatori Republikan i Shteteve të Bashkuara John McCain ku kritikonte shefin e Kremlinit duke e përshkruar atë si një diktator, i cili drejtonte vendin me korrupsion, shtypje dhe dhune. “Berluskoni është në gjyq vetëm sepse jeton me gra. Po të ishte homoseksual, askush nuk do të merrej me të”, deklaroi Putin gjatë një konference të njohur si “Valdai International Discussion Club” ku merrte pjesë edhe ish-kryeministri Romano Prodi. 

Deklarata u prit me të qeshura nga të ftuarit në audiencë. 76- vjecari Berluskoni po përballet me shumë seanca gjyqësore mes të cilave edhe për aferë me një minorene marokene.