TIRANË, 20 korrik 2013 – Kakomeja e famshme, mrekullia e rivierës shqiptare, pëson lëkundje të lehta toke në mëngjesin e 20 shtatorit me diell “turistik”. Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar më 20 shtator 2013, qysh në mëngjes, ora 4:8:7 GMT ose ora 6:8:7 (koha verore e Shqipërisë +2) një tërmet me forcë M=2.9, me epiqendër në thellësinë 8 km. Sipas sizmologëve-gjeografë të universitetit pubik Politeknik të Tiranës, dukuria tektonike ka ndodhur në largësinë 8 km në vijë ajrore në verilindje (në fakt, në veriperëndim) të qytetit të Sarandës në koordinatat 39.93°V, 19.95°L (shih etiketën në hartën nr. 1, pika e kuqe). “Dyrrah”-u, nisur nga koordinatat, e ka lokalizuar ngjarjes sizmike në afërsi të gjirit të Kakomesë të komunës së Lukovës në rrethin e Sarandës, në jug të manastirit të Shën Mërisë (shih hartën nr. 2 dhe foton satelitore). Kakomeja është rezort turistik, ku kanë zbarkuar britanikët gjatë Luftës së Dytë Botërore (shih fotot), si dhe vendi i “betejës” së banorëve vendës dhe qeverive Nano-Berisha (shih foton e fundit), që ia kishin dhënë territorin e Kakomesë një kompanie franceze  

Info

Komuna Lukovë përfshin fshatrat Lukovë, Çorraj, Borsh, Piqeras, Nivicë-Bubar, Shënvasil, Fterrë, Qazim Pali, Sasaj, Kakome.

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/