TIRANË,20 shtator 2013 – Vijojnë emërimet e reja në postet kyçe të vendit pas ardhjes në detyrë të qeverisë së re. Sipas burimeve të “A1 Report”, pritet që qeveria “Rama” të bëjë zyrtare emërimin e Arben Seferit si administrator i ri i CEZ në vend të Sait Dollapit. Ndërsa drejtoresha e re e Qytetit Studentit pritet të emërohet Anila Shehu në vend të Bujar Brovinës.
Petrit Rama emërohet drejtori i ri i Metrologjisë, duke zëvendësuar Kozeta Mesitin, e akuzuar së fundi në media për mosgjobitjen e karburanteve që vidhnin klientët dhe për cilësinë e keqe të karburanteve.
Ish-drejtoresha e kabinetit Rama – kur ky i fundit ishte kryetar bashkie – Belinda Balluku (bashkëshortja e gazetarit Sokol Balla) emërohet drejtoresha e re e ANTA-s (Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror) në vend të Ferdinand Shehit.
Ndërkohë, një tjetër emërim i ri në botën e sportit shqiptar. Sot është mbledhur asambleja e përgjithshme e KOKSH (Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar) dhe ka vendosur që Viron Bezhani të jetë kreu i ri i tij në vend të ish-volejbollistes Ela Tase si një kryetare e komanduar.
“Do forcojmë bashkëpunimin me ministrinë edhe federatat”, u shpreh Bezhani.
/shqiptarja.com/





