TIRANË, 19 shtator 2013 – Dy tërmete të njëpasnjëshme në harkun e 29 minutave në territorin e qarkut të Durrësit. Rrjeti sizmologjik shqiptar ka njoftuar më 19 shtator se një ditë më parë, më 18 shtator 2013, ora: 11:34:31GMT ose ora 13:34:31 (koha verore e Shqipërisë +2) ka regjistruar lëkundje toke me magnitudë M=3, me epiqendër në thellësinë 20 km. Departamenti i sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit lëkundjet i ka lokalizuar 2.4 km në vijë ajrore në veriperëndim të qytetit të Fushë-Krujës në qarkun e Durrësit në koordinatat 41.4°V, 19.52°L (shih etiketën në hartën nr. 1, pika blu). Sipas koordinatave me google earth, ngjarja sizmike ka ndodhur në brenda oborrit të një banese (shih foton, shigjeta e gjelbër), në zonë fushore midis qytetit të Fushë-Krujës dhe fabrikës së çimentos (shih hartën nr. 2, pika e kuqe). Pushteti vendor dhe institucioni i Prefektit të Qarkut Durrës nuk kanë dhënë njoftim zyrtar as për lëkundje toke as për viktima apo dëme materiale.
Info
Bashkia Fushë-Krujë, përveç qytetit të Fushë-Krujës, ka në përbërje dhe fshatrat Arrameras, Fushë-Krujë (fshat), Luz, Hasan, Larushk, Zgërdhesh.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





