TIRANE- , në pronësi të shtetasit Azem Tahiri.  

Pas nje sinjalizimi te ardhur nga autoritetet greke, Policia e Shtetit kundër krimit Financiar në bashkëpunim me policinë e Tiranës zbuluan një punishte që merrej me falsifikimin e dokumenteve zyrtare .Pas një kontroll në ambientet e shtetasit Azem Tahiri  në garazhin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 16 makineri shtypshkronje, që shërbenin për stampime të ndryshme dhe njëra prej tyre lazer print ofset, që të gjitha pajisje profesionale.Po ashtu u gjetën dhe sekuestruan dhe tre paleta me letra format A4 dhe A3 e plastifikuar, si dhe plastikë. 

Sipas njoftimit te policise ky shtetas   është arrestuar në Greqi, më datë 12 shtator 2013, së bashku me shtetasit Panajot Bilbil Bare, vjeç 46, banues në Berat dhe Eduard Zeneli, vjeç 46, banues në Ksamil të Sarandës.Dokumentat qe u gjeten ne momentin e arrestimit ishin Në momentin e arrestimit këtyre shtetasve u janë gjetur mijëra dokumenta të falsifikuara në cilësi mjaft të mirë, si karta identiteti të vendeve të ndryshme europiane,viza europiane,modele të reja patentash dhe pasaportash,vulash etj.Nga strukturat e Policisë janë kryer veprimet procedurale dhe u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i të gjitha pajisjeve dhe materialeve të gjetura. Ndërkohë vazhdojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë ligjorë të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve.