19 shtator 2013- Një aksident është shënuar pasditen e sotme pranë “Qytetit të Nxënësve” në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.Policia e Tiranës bën me dije se një motor është përplasur nga një automjet, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person, identiteti i të cilit ende nuk dihet.I plagosuri është transportuar në Spitalin Ushtarak dhe bluzat e bardha thonë se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën. Lidhur me këtë aksident pa pasoja për jetën, policia ka nisur hetimet.





