Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.104 persona të dyshuar për koronavirus prej të cilëve rezultojnë 327 raste pozitive.
Mësohet se brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Malishevë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (82 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 104.717 raste nga 527.692 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.153 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 508 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 93.079 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.485.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 62 raste, Podujevë 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Pejë 21 raste, Gjilan 18 raste, Gjakovë 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Prizren 15 raste, Ferizaj 14 raste, Drenas 13 raste, Klinë 13 raste, Vushtrri 12 raste, Skenderaj 8 raste, Leposaviq 7 raste, Deçan 6 raste, Malishevë 6 raste, Istog 5 raste, Kamenicë 5 raste, Viti 5 raste, Graçanicë 4 raste, Lipjan 4 raste, Obiliq 4 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 2 raste, Zubin-Potok 2 raste dhe komuna Dragash 1 rast.





