TIRANË, 12 shtator 2013 – Rrjeti sizmologjik shqiptar regjistron, brenda tri javësh, afërsisht në të njëjtin vend, lëkundje toke me pothuajse të një njëjtën magnitudë, më 23 gusht me forcë 3, më 12 shtator me forcë 2,9. Sipas departamentit të sizmologjisë të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Universitetit publik Politeknik të Tiranës, ngjarja tektonike ka ndodhur ora 4:43:48 (GMT) ose ora 6:43:48 (koha verore e Shqipërisë), me magnitudë M=2.9, me epiqendër në thellësinë 10 km, në një distancë 11 km në vijë ajrore në juglindje të qytetit të Lushnjës, në koordinatat 40.91°V, 19.87°L (shih hartën nr. 1, pika e kuqe). Sikurse ka njoftuar “Dyrrah”-u (shih http://www.durreslajm.
Info
Dumreja
Pllaja e Dumresë ndodhet në rrethet e Elbasanit, Fierit dhe Peqinit. Krahina përfshin qytetin e Belshit dhe mbi 40 fshatra të tjera në rajon. Dumreja është zona kodrinore, që shtrihet përpara fushës së Myzeqesë. Në bazë të formimit gjeologjik, Dumreja ka formën e një rrafshnalte tektonike-vullkanike. Përgjatë gjithë shtrirjes territoriale, lartësia nuk ndryshon më shumë se 50 metra. Dumreja përfshin territorin e katër komunave dhe të një minibashkie, të gjitha pjesë të rrethit Elbasan, dhe që janë: Belsh, Shalës, Grekan, Kajan, Rrasë e Fierzë. Zona e Dumresë, e cila shtrihet në një sipërfaqe prej 215 km², kufizohet në jug me rrethin e Kuçovës, në lindje me fushën e Elbasanit, në veri me rrethin e Peqinit dhe në perëndim me rrethin e Lushnjës.
Kajani
Komuna Kajan (Elbasan) ka në përbërje fshatrat: Kajan, Dragot, Lisaj, Dradot-Dumre, Gjinuk, Gjolenë, Turbull, Çestije, Merhoje, Drizaj.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





