TIRANE,11 shtator 2013 – Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe tha sot se maxhoranca e re ka vendosur në standard të ri, duke i dhënë deri të premten kohë çdo deputeti të dorëzojë pyetjet me shkrim rreth programit qeverisës.Sipas Braçes, ky është një standard i ri, që po vendoset nga maxhoranca e re, pasi një gjë e tillë nuk kishte ndodhur në 8 vite të shkuara,“Maxhoranca e re vendosi sot nje standard te ri te paqene ne 8 vitet e shkuara: Sot pasdite Kryeministri do paraqese ne Kuvend Programin 4 vjeçar te Qeverise; Nga mbremja e sotme deri te premten ne mbremje, cdo deputet duhet te depozitoje pyetje me shkrim rreth programit te Qeverise; Te shtunen ne mengjes, Kryeministri dhe ministrat do ti pergjigjen pyetjeve te deputeteve;Te shtunen prej mesdites do te jete i hapur debati rreth Programit te Qeverise; Te dielen ne mbremje do te votohet Qeveria e re dhe Programi i saj.- shkruan Braçe në Facebook.Në të njëtin mesazh, Braçe i bën thirrje kreut të Bashkisë së Tiranës, dhe njëkohësisht kreut të PD-së, Lulzim Basha që të kthehet në punë e të bëjë Kryebashkiakun, pasi për këtë e paguajnë qytetarët e Tiranës.“Te paguajne qytetaret e Tiranes me leket e gjakut te tyre qe te besh Kryebashkiakun! Kthehu ne pune! Tjetër gjë nuk di te besh!!”- thekson deputeti socialist.
/panorama/





