TIRANE,11 shtator 2013- Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka deklaruar se programi qeverises nuk i eshte vene ne dispozicion ende ne menyre kushtetuese, permes Kuvendit te Shqiperise. 
Ne nje deklarate per mediat, pas mbledhjes se grupit parlamentar te PD, Basha theksoi se nuk do te lejohet as nepermkembja e nuk do te tolerohet as perpjekja e maxhorances se re per t’i mbyllur gojen opozites.
Sipas tij duhet te vendoset procesi në binarët kushtetues duke filluar me depozitimin kushtetues të programi që nuk ka ndodhur akoma. Basha thekson se maxhoranca duhet ta kuptojë se përgjegjësitë e saj janë përtej shfaqjes mediatike.“Programi të në vihet në dispozicion nga kuvendi në mënyrë kushtetuese, pas kësaj të përgatitemi për debat serioz gjithëperfshirës e transparent. Për këtë jemi të gatshëm të ushtrojmë përgjegjësite, në Kuvend si opozita shqiptare, sikundër përsëris se akti i djeshëm është precedent jo premtues dhe se opozita është e vendosur për të mos lejuar nëpërkëmbjen e të drejtave themelore të saj dhe të shqiptarëve që përfaqëson e të mos pranojë kulturën e vjetër të arrogancës, apo përpjekjes për ti mbyllur gojën që në rastin e parë’- tha Basha.Sipas tij, reflektimi per shtyrjen e seances erdhi pas qëndrimit të prerë të opozites. “Tani kjo te përkthehet në veprime konkrete e të mos pasohet nga të tjera akte e mendësi të vjetra”- tha Basha

/panorama/