TIRANË, 11 shtator 2013 – Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri, Najeeb Al-Bader u takua me presidentin e shoqatës Al-Irfan Abdulsamad Sheeho, në selinë e ambasadës në Tiranë, dhe i dorëzoi një kontribut financiar për shoqatën në emër të shoqatës kuvajtiane për Rilindjen e Trashëgimisë Islamike për t’u kanalizuar në projekte për plotësimin e nevojave të jetimëve në vendin mysliman. Ambasadori Al-Bader i tha agjencisë kuvajtiane të lajmeve KUNA se shuma prej 145.000 eurosh jepet në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme të Kuvajtit për veprimtari bamirëse në Shqipëri, për sektorët publik dhe privat. Diplomati përshëndeti lidhjet e forta midis dy vendeve në të gjitha fushat, duke vënë në dukje se këto kontribute kanë për qëllim të ndihmojnë në përmbushjen e nevojave fizike, sociale, psikologjike dhe shëndetësore të jetimëve. Kjo nga ana tjetër, theksoi ai, ndihmat zgjerojnë horizontet në bashkëpunimin kulturor dhe social midis dy vendeve. Nga ana e tij, Sheeho shprehu mirënjohjen në emër të popullit shqiptar për kontributet në mbështetje të projekteve kulturore dhe zhvillimin e vendit të tyre, i cili tregon rolin udhëheqës që Kuvajti merr në skenën globale të punës bamirëse. Ai vlerësoi veçanërisht mbështetjen dhe kontributet shoqatës për Rilindjen e Trashëgimisë Islamike në shumë projekte në të gjithë Shqipërinë. Shoqata kuvajtiane ka marrë në kujdestari 2500 jetimë në Shqipëri dhe jep kontribute të rregullta për këtë qëllim.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





