9 shtator 2013– Shqipëria ndodhet në vendin e 62 në renditjen botërore, sa i takon nivelit të lumturisë. 

Sipas raportit të World Happiness Report 2013, të hartuar për llogari të OKB, vendi më i lumtur në botë është Danimarka, e pasuar nga Norvegjia, Zvicra, Holanda dhe Suedia. 
Në Evropë vendet më të palumtura janë vendet e krizës, Greqia, Italia, Spanja Portugalia. Greqia ndodhet në vendin e 70, ndërsa më keq renditet Portugalia, në vendin e 85. 
Ndërkaq me gjithë krizën e kaluar, Qiproja ruan renditje të mirë duke u pozicionuar e 34-a, ndërsa Turqia duket në gjendje të keqe, në vendin e 77. 
Raporti thekson se reduktimi i lumturisë tregon se sa shumë ndikim ka kriza ekonomike, recesioni , papunësia, etj mbi gjendjen psikologjike të njerëzve. Përshembull në Greqi, më shumë se çdo vend tjetër evropian, vihet re reduktim i emocioneve pozitive në mesin e qytetarëve.